• Image field 186
  • Konsumatorë!


    Në këtë faqe online Ju mund të ankoheni direkt!

    Në këtë faqe online www.ankohu.al Ju mund të ankoheni për padrejtësitë që Ju mendoni se Ju janë bërë në treg.

    Për çdo orientim në plotësimin e këtij formulari Ju mund të telefononi nga ora 10.00 - 14.00 në: 0808 999

  • ANKESË

    Drejtuar:     Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK

    Qëllimi:       Autorizoj ZMK të ndjekë Ankesën që unë paraqes

    Nëse keni ankesa për disa probleme duhet të plotësoni ankesë të veçantë për çdo problem (kjo do të thotë që nëse keni ankesë psh për faturat e ujit dhe të energjisë apo nëse keni problem me faturat e energjisë për faturën dhe për dëmin që Ju është bërë në pajisjet elektroshtëpiake si pasojë e mbingarkesës së tensionit atëhere Ju duhet të përgatisni dy ankesa. Por nëse Ju keni problem me faturat e energjisë pasi nuk u vijnë në banesë dhe keni problem me kamatvonesat, atëhere Ju mund ti përmblidhni të dy këto problem në të njëjtën ankesë). Fushat e shënuara me yll (e domosdoshme) referohen për informata thelbësore që i duhen institucioneve shtetwrore apo avokuese për t'ju përgjigjur ankesës Suaj në mënyrë efektive dhe në zbatim të ligjit. Ju lutemi, plotësojini me kujdes ato. Nëse ju nuk dini një pjesë specifike të informacionit që Ju kërkohet në këtë Ankesë, lejeni bosh vendin ku Ju kërkohet ky informacion.

  • 1. Plotësoni të dhënat tuaja personale këtu:

  • 2. Të dhëna për identitetin e Mallit, Shërbimit, Prodhuesi apo Ofruesit të Mallit apo Shërbimit për të cilin keni ankesë..

  • 2.1 Emri i Subjektit Tregtar për të cili ankohem..

  • Rows
  • 2.2. Jepni të dhënat e Subjektit Tregtar:

  • Rows
  • Ka shumë rëndësi të tregoni nëse keni informacion adresën e Tregtuesin e Mallit apo Shërbimit pasi vetëm kështu ne mund të ifentifikojmë qartë se ku gjendet pala për të cilin keni ankesë.

    Një informacionin të saktë mbi adresën mund ta gjeni në të dhënat e faturës apo garancisë së mallit apo të shërbimit që keni marrë, në materiale të tjera promocionale që shoqërojnë mallin apo shërbimit apo në raste të caktuara mund ta gjeni edhe në etiketën e produktit.

    Nëse nuk jeni në gjëndje të keni adresën e saktë atëhere jepni një adresë të përafërt. Ka rëndësi që të na orientoni disi.

  • 2.3. Tregoni vedin ku ka ndodhur problemi

  • Në rast se problemi Ju ka ndodhur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me një Tregtues apo Prodhues Mallrash apo Shërbimesh të kontraktuar në Shqipëri atëhere këto të dhëna na shërbejnë për verifikimin e nevojshëm. Por nëse Shërbimi apo Malli që keni blerë i përket një marëdhënie të vendosur jashtë Shqipërisë ne mund t’Ju rekomandojmë që ankesën tia paraqisni një organizate për mbrojtjen e konsumatorëve në këtë vend. Nëse nuk jeni në gjëndje të keni adresën e saktë atëhere jepni një adresë të përafërt.

  • Ka shumë rëndësi të shpjegoni se ku ka ndodhur problemi për të cilin ankoheni. Vendi mund të jetë dyqani ku keni blerë mallin, mund të jetë vendi ku ju është ofruar shërbimi, mund të jetë vetë shtëpia Juaj nëse keni marrë shërbimin (psh energjia elektrike, uji, telefoni, intenreti, apo tjetër shërbim), por mund të jetë dhe diku tjetër që Ju e keni konstatuar. Në rast se është jashtë Shqipërisë, jepni adresën e saktë të vendit ku ka ndodhur problemi

  • 2.4. Tregoni kohën kur ka ndodhur problemi

  • Dt. kur ka filluar problemi:
     - -
  • Dt. kur e keni konstatuar:
     - -
  • Dt kur(nëse)ka përfunduar problemi:
     - -
  • Shënoni vetëm atë që mbani mend. Në rast se nuk mbani mend dt. shënoni vetëm muajin. Nëse nuk mbani mend as muajin shënoni vetëm vitin

  • 3. Përshkruani problemin tuaj:

  • 3.1. Fillimisht identifikoni llojin e mallit apo shërbimit duke klikuar një apo më shumë lloje mallrash apo sërbimesh si më poshtë:

  • 3.2. Identifikoni një, asnjë apo më shumë nga çështjet e mëposhtëme për të cilat ankoheni:

  • Klikoni në një apo disa opsionet e mëposhtëme:
  • 3.3. Shpjegoni qartë problemin Tuaj:

    Përshkruani saktë dhe sa më shkurt problemin për të cilin ankoheni duke mos harruar se keni dhënë informacion paraprak më lart. Kujdes! Mos shkruani se cfarë kërkoni nëpërmjet kësaj ankese pasi kjo mundësi do tu jepet më poshtë
  • 4.Marëdhënia Juaj me subjektin tregtar:

  • 4.1. A i jeni drejtuar direkt Tregtuesit të Mallit apo Shërbimit për të diskutuar zgjidhjen e problemit Tuaj?*
  • Data nëse i jeni drejtuar:
     - -
  • Data Ju ka kthyer përgjigje:
     - -
  • Shënoni vetëm atë që mbani mend. Në rast se nuk mbani mend dt. shënoni vetëm muajin. Nëse nuk mbani mend as muajin shënoni vetëm vitin

  • 5.Marëdhënia Juaj me institucionet shtetërore:

  • 5.1. A keni paraqitur ankesë një institucioni shtetëtor për këtë rast së fundmi ose në një kohë të mëparshme?*
  • Data nëse i jeni drejtuar:
     - -
  • Data nëse Ju kanë kontaktuar:
     - -
  • Shënoni vetëm atë që mbani mend. Në rast se nuk mbani mend dt. shënoni vetëm muajin. Nëse nuk mbani mend as muajin shënoni vetëm vitin

  • 6. Të dhëna shtesë që i gjykoni të nevojshme për të na i deklaruar:

  • 7. Sugjerime për zgjidhjen e problemit..

  • Në bazë të 10 të drejtave dhe detyrimeve që keni Ju dhe Subjekti Tregtar, përcaktoni atë ose ato kërkesa që përputhen me interesin dhe rivendikimin e të drejtave Tuaja.

    Plotësoni një ose më shumë propozime si më poshtë duke mos hezituar të klikoni në cdo paragraf që konsideroni se plotëson pretendimet dhe kërkesat Tuaja.

  • 1. Detyrimi për ndëshkim apo ndalim të një praktike të parregullt tregtare

  • 2. E drejta për kompensim dhe dëmshpërblim

  • 3. E drejta për rivlerësim të detyrimeve reciproke

  • 4. E drejta për dinjitet moral dhe privaci

  • 5. E drejta e gëzimit të mallit apo shërbimit

  • 6. E drejta për informim

  • 7. E drejta për Garanci apo zbatim të garancisë

  • 8. Të drejtat kontraktuale

  • 9. Të drejtat për kushte të drejta pagese

  • 10. E drejta për këshillim

  • 11. Jepni një opsion tjetër:

  • Image field 266
  • Aneks B. Dokumente mbështetëse / të tjera

    Është e rëndësishme që në një ankesë online të bashkangjitni edhe materiale shoqëruese që faktojnë marëdhënien Tuaj si kontratë, librezë pagesash, fatura, etiketa mallrash, materiale publicitare, apo linke online që na interesojnë për të faktuar ankesën Tuaj. Për këtë qëllim Ju duhet të skanoni dokumentat për të cilat pretendoni (këtë mund ta realizoni shumë thjeshtë nëse nuk dini ta bëni vetë duke shkuar pranë ndonjë pike shërbimi interneti apo kompjuterash ku ti kërkoni personelit të shërbimit që t’Ju skanojë materialet përkatëse dhe tua hedhi në një flash, CD, tJua dërgoj me email apo të përfitoni nga rasti për ta plotësuar ankesën online po aty direkt). Materialet shtesë duhet të shoqërohen me ndonjë shpjegim përkatës ku të tregoni përse vlen ky material dhe çfarë tregon. Shënimin e keni si më poshtë:
  • B.1. Nëse keni të dhëna online vendosni lidhje të faqeve web që mendoni se janë të rëndësishme për të vërtetuar ankesën Tuaj:

  • Rows
  • B.2 Këtu vendosni dokumenta shtesë që vërtetojnë pretendimet Tuaja..

  • Kërkohet të jenë në formate fotosh, pdf, word, excel, txt, etj:

  • Upload a File
    Cancelof
  • Upload a File
    Cancelof
  • Upload a File
    Cancelof
  • Upload a File
    Cancelof
  • Upload a File
    Cancelof
  • Upload a File
    Cancelof
  • Upload a File
    Cancelof
  • Formate Video:

  • Upload a File
    Cancelof
  • Image field 255
  • Deklaratë personale!

    (Përcaktoni me saktësi se për cfarë e autorizoni ZMK)

  • për realizimin e zgjidhjes/ve të mësipërme autorizoj ZMK:
  • Gjithashtu une vërtetoj se sa kam thënë më sipas është shkruar nga unë apo një person i autorizuar nga unë dhe vërtetoj se çdo gjë që kam thënë e kam bërë me vullnetin tim të plotë pa asnjë detyrim nga askush.


  • Image field 196
  • Image field 258
  • Image field 261
  • Image field 264
  • Image field 265
  • Image field 262
  • Faleminderit që plotësuat Formularin e Ankesës. Ne do t'Ju mbajmë në dijeni se cfarë është bërë me shqyrtimin e ankesës Suaj duke përdorur e-maili, ose Telefonin Fiks që Ju na keni dhënë në këtë formular. Ne mund t'Ju njoftojmë edhe me SMS në raste të caktuara.

    Me respekt  Stafi i ZMK

  • Konsumatorë!

    Informohuni dhe këshillohuni!

    Nëse kërkoni të informoheni apo të këshilloheni mbi të drejtat Tuaja dhe rastet që Ju mendoni se Ju janë shkelur të drejtat Tuaja ju mund të klikoni tek www.konsumatori.al: PORTALI I KONSUMATORËVE SHQIPTARË 

    Kontaktoni Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK!

    Nëse kërkoni të siguroni mbështetjen nga një shoqatë konsumatorësh Ju mund të kontaktoni pranë ZMK në: 

    Adresën: Rr. Reshit Collaku, ZMK,  - Vila Blu perballe AKEP, TR, AL, Tirana, Albania

    Web: www.konsumatori.al

    ZMK në: Facebook

    Tel: 0808 999 (Të Hënë deri të Premte në 10:00 - 14:00)

    Email: ankimkonsumatori@gmail.com

    Konsumatorë!

    Përdorni Sportlet e Postës Shqiptare SH.A. pa pagesë!

    Nëse dëshironi që të plotësoni ankesën online në një kompjuter të lidhur me internet pa pagesë Ju mund të paraqiteni pranë cdo sporteli të POSTA SHQIPTARE SH.A. në cdo pikë të Shqipërisë pasi Posta Shqiptare na e ka krijuar këtë avantazh.

  • Should be Empty: