Referuar Nenit 11, pika 4, të Ligjit Nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit", kërkesa për informim / Ankesa duhet të përmbajë: a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit; b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; c) përshkrimin e informacionit që kërkohet; ç) formatin në të cilin preferohet informacioni; d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.