OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve
Programi për mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për vitin akademik 2023/2024.
Qëllimi i këtij programi është të sigurojë mbështetje akademike dhe jo akademike për studentët e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në arsimin universitar, përmirësimit të shkallës së vijimit, përformancës, përfaqësimit dhe të diplomimit të studentëve të këtyre komuniteteve. Ky program synon të kontribuojë në ngritjen e mundësive për rritjen e të punësuarve nga këto komunitete, duke promovuar barazi dhe përfshirje në arsim dhe tregun e punës.
Programi për mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian ka për qëllim të ofrojë një gamë të gjerë të shërbimeve dhe aktiviteteve për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Disa nga objektivat kryesore të programit janë:
- Mentorim
- Tutorim
- Këshillim dhe orientim në karrierë
- Krijimi dhe mbështetja e këshillit të studentëve
- Përfaqësim në parlamentet studentore
- Informacion mbi mundësitë për studime jashtë vendit
Renditja e kandidatëve përfitues të programit bëhet sipas nevojës për përfitim të mbështetjes akademike si dhe të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të cilët përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Studentët e Universitetit Publik dhe Privat;
- Suksesi i studentit në vitit paraprak;
- Certifikata/mirënjohje/diploma nga ana e studentëve;
- Kandidatet vajza/gra kanë përparësi në përzgjedhje;
- Angazhimi i studentit/es në punë vullnetare;
Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i dorëzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:
- Aplikacionin e plotësuar
- Vërtetimin nga Fakulteti me shënim të vitit të vijimit të studimeve dhe Certifikata e notave (jo më vjetër se një muaj);
- Një vet-deklarim për përkatësin etnike;
- Kopje e letërnjoftimit;
- CV;
- Një letër motivuese lidhur me përzgjedhjen e Fakultetit/drejtimit të studimeve dhe planet e studentit/es pas përfundimit të studimeve;
- Letër reference për punë vullnetare (E preferuar)
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 11 tetor 2023.
Çdo aplikim që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.