Aplikacioni për programin e mbështetjes së studentëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për vitin akademik 2023/2024. Logo
  • OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve

     

    Programi për mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e  komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për vitin akademik 2024/2025.

     

    Qëllimi i këtij programi është të sigurojë mbështetje akademike dhe jo akademike për studentët e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në arsimin universitar, përmirësimit të shkallës së vijimit, përformancës, përfaqësimit dhe të diplomimit të studentëve të këtyre komuniteteve. Duke kontribuar në ngritjen e mundësive për rritjen e të punësuarve nga këto komunitete, në promovimin e barazisë dhe përfshirjes në arsim dhe tregun e punës.

     

    PËRFITIMET E PROGRAMIT

    Programi synon të ofrojë mbështetje në fusha të ndryshme që do të ndihmojnë studentët të zhvillohen në aspektin akademik dhe personal. Përfitimet mund të përfshijnë udhëzime, mbështetje të drejtpërdrejtë, mundësi për zhvillim të aftësive dhe qasje në burime të ndryshme që ndihmojnë studentët të përballen me sfidat e studimeve dhe të përmirësojnë performancën e tyre.

    Kjo mbështetje mund të përfshijë, por nuk është e kufizuar në: tutorim, mentorim, mësim ndërmjet bashkëmoshatarëve (peer-to-peer), mundësi për punë praktike, orientim në karrierë dhe mbështetje me pajisje teknologjike etj.

    Programi do të lehtësojë arritjen e qëllimeve akademike, përfshirë përfundimin me sukses të vitit akademik dhe përgatitjen për të ardhmen profesionale.

    KRITERET E PERZGJEDHJES

    Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve përfshijnë nevojën për mbështetje akademike, dhe të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që përmbushin kriteret e mëposhtme:

    • Studentët e nivelit Bachelor (publik dhe privat)
    • Suksesi i studentit në vitit paraprak;
    • Kandidatet vajza/gra kanë përparësi në përzgjedhje;

    DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM

    Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i dorëzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:

    • Aplikacionin e plotësuar 
    • Vërtetimin nga Fakulteti me shënim të vitit të vijimit të studimeve dhe Certifikata e notave (për vitin akademik 2023/2024); 
    • Një vet-deklarim për përkatësin etnike;
    • Kopje e letërnjoftimit;
    • CV;
    • Një letër motivuese lidhur me arsyen e përzgjedhjes së Fakultetit/drejtimit të studimeve dhe planet e studentit/es pas përfundimit të studimeve

     Sqarim:

    Për studentët e vitit të parë të studimeve, mund të dërgojnë vërtetimin që janë studentë dhe diplomën e shkollës së mesme të lartë.

    Afati i fundit për aplikim është deri më datë 25 tetor 2024.

     

    Çdo aplikim që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

    • Të dhënat personale 
    •  / /
    • Të dhëna mbi fakultetin 
    • Të dhënat mbi kushtet ekonomike/familjare 
    • Angazhime të tjera 
    • 0/200
    • 0/2000
    • Upload a File
      Drag and drop files here
      Choose a file
      Cancelof
    • Upload a File
      Drag and drop files here
      Choose a file
      Cancelof
    • Upload a File
      Drag and drop files here
      Choose a file
      Cancelof
    • Upload a File
      Drag and drop files here
      Choose a file
      Cancelof
    • Upload a File
      Drag and drop files here
      Choose a file
      Cancelof
    • Upload a File
      Drag and drop files here
      Choose a file
      Cancelof
    • Aplikimi 
    • Nese keni ndonjë problem me aplikimin, ju lutem na shkruani në f.shasivari@vorae.org ose na kontaktoni në numrin kontaktues +383 (0)44-822-912

    •  
    • Should be Empty: