- A KE NJË IDE QË MUND TA NDRYSHOJË LAGJEN, QYTETIN DHE MJEDISIN?
DYVÓLAB të fton të aplikosh në Programin e Ditëve të Hapura të Laboratorit (Open Lab Days)!
Kjo është një thirrje e hapur për të gjithë ata që kanë ide për të zhvilluar një produkt apo intervenim që ndihmon komunitetin, përmirëson një hapësirë publike ose mbron natyrën.
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Ky është rasti yt për me kthy idenë në realitet; me ndihmën e teknologjisë, hapësirës kreative dhe stafit tonë mbështetës.
Për të realizuar idenë do të kesh në dispozicion makineri të ndryshme, si:
3D printerë, makina për qepje, graver dhe laser për prerje dhe dizajn, makina për përpunimin e drurit, makineri për mbiciklim të plastikës dhe shumë të tjera!
Programi i Ditëve të Hapura të Laboratorit zgjatë 8 javë, dhe ditët e punës në laborator janë të ejten dhe të premten, nga ora 13:00 deri në 17:00.
Nga pjesëmarrja në këtë program ju do të përfitoni:
- Qasje falas në hapësirën e punëtorisë sonë dhe në makinat tona;
- Mentorim profesional nga ekipa e DYVÓ;
- Çertifikatë për përfundimin e suksesshëm të programit;
- Përvojë që do të shërbejë në punë dhe shkollim;
- Mundësinë për t’u bërë pjesë e një rrjeti aktivistësh kreativë!
-------------------------------------------------------------------------------------------------
KUSH MUNDET ME APLIKU?
Individ ose grup deri në 5 persona;
Duhet të jeni 18 deri në 30 vjeç;
Duhet të kesh një ide që ndihmon qytetin, mjedisin dhe/ose komunitetin.
AFATI I APLIKIMIT
Apliko deri më 04 shkurt 2026
Për pyetje na shkruaj në: dyvolab.rks@gmail.com
Apo na thirr në: +383 43 533 124
Bëhu pjesë e DISCORD
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Mos e lë këtë mundësi me t’kalu!
Nuk ke nevojë me pas përvojë – vetëm ide dhe dëshirë për me bo ndryshim.
Apliko sot dhe bëhu pjesë e DYVÓLAB!