• Zyrtare për Administratë dhe Promovim Edukativ

  • Instituti KAF (IKAF) është në kërkim të një profesioniste energjike dhe komunikuese për pozitën Zyrtar për Administratë dhe Promovim Edukativ, e cila do të kombinojë detyra administrative me angazhim kreativ në promovimin e aktiviteteve edukative të institutit. Roli përfshin ndërveprim të drejtpërdrejtë me studentë e anëtarë, menaxhim të proceseve të regjistrimit dhe pjesëmarrje aktive në promovimin digjital, duke përfshirë paraqitje para kamerës etj. Po ashtu, pozita përfshin monitorim të trajnimeve dhe seminareve, si dhe asistim në vizita jashtë vendit për qëllime edukative apo partneriteti. Andaj IKAF inkurajon të gjithë të interesuarit nga Kosova dhe Shqipëria që të aplikojnë për këtë pozitë. 

    Përgjegjësitë kryesore:

    Administratë dhe Shërbime për Studentë/Anëtarë

    - Menaxhimi i regjistrimeve për trajnime, provime dhe certifikime.
    - Shërbime mbështetëse për studentët dhe anëtarët gjatë gjithë ciklit të përfshirjes në IKAF.
    - Mbajtja dhe mirëmbajtja e të dhënave në sistemet përkatëse.

    Promovim Edukativ dhe Përmbajtje Digjitale

    - Asistencë në xhirime video, spot-e promovuese dhe realizimin e podcast-it institucional të IKAF.
    - Bashkëpunim me ekipin e marketingut për promovim të vazhdueshëm të trajnimeve dhe certifikimeve.

    Monitorim i Aktiviteteve Edukative

    - Monitorim i ligjëratave dhe trajnimeve në Prishtinë dhe jashtë vendit sipas nevojës.
    - Mbledhje e të dhënave mbi pjesëmarrje, cilësi dhe përmbajtje të trajnimeve.
    - Përgatitje e raporteve dhe rekomandimeve për përmirësim të përvojës edukative.

    Asistencë në vizita jashtë vendit

    - Pjesëmarrje dhe asistencë në udhëtime të organizuara nga IKAF për partneritete, vizita studimore ose trajnime ndërkombëtare.
    - Koordinim me partnerët ndërkombëtarë në rastet kur përfaqëson IKAF-in në aktivitet jashtë vendit.

    Kualifikimet e kërkuara:

    • Diplomë universitare në një nga fushat: Administratë, Komunikim, Edukim, Marketing, Media ose të ngjashme.
    • Minimumi 1 vit përvojë pune në administratë, edukim, ose media/marketing.
    • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar (shqip dhe anglisht).
    • Shkathtësi në përgatitjen e përmbajtjeve për rrjete sociale, video dhe/ose podcast.
    • Aftësi për punë me platforma për menaxhim trajnimesh, regjistrime, dhe CRM.
    • Gatishmëri për të udhëtuar për aktivitete jashtë vendit, seminare dhe trajnime.

    Çfarë ofron IKAF:

    • Ambient profesional dhe ekip bashkëpunues.
    • Mundësi për pjesëmarrje në projekte dhe trajnime ndërkombëtare.
    • Zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe ekspozim publik.
    • Mundësi për promovim të brendshëm në varësi të performancës.

    Si të aplikoni:

    Konkursi mbetet i hapur deri në plotësimin e pozitës. Aplikimet e para shqyrtohen deri më 15 tetor 2025, për të nxitur aplikimet më shpejt. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

    Aplikoni duke dërguar një CV dhe një letër motivuese në këtë formular, në subject të emailit cekni pozitën për të cilën aplikoni. 

  •  - -
  •  -
  • Rows
  • Rows
  • Ngarko CV këtu
    Drag and drop files here
    Choose a file
    Cancelof
  • Ngarkoni një letër motivuese
    Drag and drop files here
    Choose a file
    Cancelof
  • Should be Empty: