• Formular regjistrimi për Koalicionin për përmirësimine shërbimeve publike LUSHNJE (KPSHP -LUSHNJE )

    Formular regjistrimi për Koalicionin për përmirësimine shërbimeve publike LUSHNJE (KPSHP -LUSHNJE )

  • KPSHP - LUSHNJE, është një grupim  qytetarësh, të rinjsh, aktivistësh, përfaqësues mediash dhe OJF-shë lokale që dëshirojnë të angazhohen për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike duke u përfshirë në nisma për monitorimin dhe vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve në varësi të Bashkisë Lushnje. Në këtë mënyrë, do të krijohet një mjedis transparent e do të rritet përgjegjshmëria e institucioneve. Anëtarët e koalicionit si dhe qytetarë të tjerë do të marrin pjesë në trajnime, takime dhe aktivitete të ndryshme për të rritur kapacitetin e tyre për të kryer monitorimin dhe vlerësimin e shërbimeve publike në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Një kujdes i veçantë do të tregohet për grupet në nevojë. Veçanërisht i rëndësishëm është angazhimi i të rinjve për të përmirësuar cilësinë e jetës. Në partneritet me institucionet publike do të kërkohet që të zbatohen rekomandimet e qytetarëve për përmirësimin e situatës. Ky koalicion është ngritur dhe funksionon në kuadër të projektit “ Fuqizimi i shoqërisë civile, si rojtar dhe advokues, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike në Bashkinë Lushnje”  implementuar nga organizata “People in Focus", në bashkëpunim me shoqatën “Lushnja”. ky projekt mbështetet nga Programi I Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shba-së, Tiranë.

     

  •  -
  • Rregullat e Antaresimit

    1. Anëtarët e koalicionit mund të jenë cdo organizatë publike/private ose individ i moshës 14 vjeç ose më shumë. 
    2. Anëtari angazhohet të ofrojë kontributin e tij për përmirësimin e shërbimeve publike në Bashkinë Lushnje dhe njësitë e saj administrative apo në zona të tjera.
    3. Anëtari angazhohet të mos përfshihet në veprimtari në kundërshtim me ligjin dhe në akte korruptive në marrjen e shërbimeve publike.
    4. Anëtarët angazhohen të marrin pjesë në aktivitetet e Koalicionit dhe/ose të aplikojnë që të marrin pjesë në trajnimet që do të organizohen. 
    5. Pjesëmarrja në këtë koalicion është pa pagesë.
  • Politika e privatësisë

    1. Jam dakord që të dhënat personale që janë mbledhur nga ky formular antarësimi do të përdoren vetëm për qëlllimin e koalicionit për përmirësimin e shërbimeve publike.
    2. Përpunimi dhe ruajtja e të dhënave personale do të kryhet në përputhje me ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 " Për mbrojtjen e të dhënave personale", (i ndryshuar).
    3. Jam dakord që të përdoren fotot e mija të marra gjatë aktiviteteve për publikime të ndryshmë në kuadër të Koalicionit për Përmirësimin e Shërbimeve Publike - LUSHNJE
  • Pas plotesimit te ketij formulari do ju kontaktojme per aktivitetet e metejshme.
     
    Ju faleminderit

  • Me dergimin e formularit te aplikimit Deklaroj se i kam lexuar, kuptuar dhe jam dakord me rregullat e antarësimit dhe politiken e privatesise.

  • Should be Empty: