Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), në kuadër të angazhimit për zhvillimin e profesionit kontabël dhe forcimin e integritetit financiar në Shqipëri, shpall hapjen e regjistrimeve për Programin e Certifikimit “Kontabilist Ligjor”,
Programi përfshin 10 module profesionale dhe 64 orë trajnim të zhvilluara gjatë periudhës 10 Shtator – 17 Tetor 2026.
Afati i fundit për regjistrim është data 05 Shtator 2026. Vendet janë të kufizuara dhe aplikimet do të pranohen sipas rendit të regjistrimit.