Në datat 22 - 24 Janar 2024 dhe 29 - 31 Janar 2024, IKM do të organizojë trajnimin prej 12 orëve të Anëtarëve, në kuadër të trajnimeve të detyrueshme të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2024.
Trajnimi do të zhvillohet në auditor për Degën Tiranë. Seanca e trajnimit do të mund të ndiqet online nëpermjet platformës Zoom nga anëtarët e Degëve dhe Seksioneve të tjera.
Për të rritur bashkëveprimin mes prezantuesit dhe pjesëmarrësve, në kuadër të përmirësimit të trajnimeve të ofruara, këto aktivitete do të zhvillohen me grupe me të vogla. Në formular do të keni mundësi të zgjidhni datat e preferuara, por nëse vendet për datat e zgjedhura janë plotësuar, do të kaloni automatikisht në trajnimin e radhës.
Regjistrimi dhe pjesëmarrja do të varen nga radha e plotësimit të formularit.