Në muajin Shkurt 2026, IKM do të nisë trajnimet e Edukimit të Vijueshëm Profesional (EDV) për vitin 2026. Trajnimi do të zhvillohet në dy periudha, me të njëjtën përmbajtje dhe kohëzgjatje:
- 05 - 06 Shkurt 2026 – 4 orë/ditë (gjithsej 8 orë)
- 12 - 13 Shkurt 2026 – 4 orë/ditë (gjithsej 8 orë)
Gjatë plotësimit të këtij formulari, ju duhet të zgjidhni vetëm njërën nga periudhat ku do të merrni pjesë. Çdo periudhë ka 120 vende të disponueshme; dhe nëse numri i regjistrimeve për një periudhë plotësohet, ajo nuk do të jetë më e përzgjedhshme dhe do të mbetet e hapur vetëm periudha tjetër.
Pas zgjedhjes së periudhës, ngarkoni mandat-pagesat përkatëse për të përfunduar regjistrimin.